75 Mall Live Search
08:27 / E Hënë, 25 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Trajneri i Fiorentinës: E them të vërtetën, unë nuk do të jepja penallti

Trajneri i Fiorentinës, Stefano Pioli ka komentuar momentin më të diskutueshëm të ndeshjes së mbrëmshme kundër Inter.

Një penallti në minutën e 12-shtesë i dha një pikë skuadrës së tij, por italiani është kundër këtij lloj penalltie.

“Ishte një ndeshje e mbushur me episode, luajtëm pak dhe më shumë luajti VAR. Unë, të them të vërtetën, disa prekje me dorë në zonë as nuk do t’i vërshëlleja kurrë, por gjyqtarët e dinë… Për mua, futbollistët nuk duhet të rrinë me duar të vendosur pas trupit”, ka thënë Pioli. /IndeksOnline/