Trajneri i Flamurtarit fajëson gjyqtarët për barazimin

Flamurtari lëshoi nga duart fitoren e artë ndaj Trepçës ’89, e cila do të sjellte një rehabilitim të madh në tabelë për kuqezinjtë.
Goli i Muharrem Jasharit në minutën e 96 ndau pikët e “relacionit” Mitrovicë-Prishtinë, duke mbajtur distancën mes ekipeve në pesë pikë.
Duke folur pas ndeshjes, trajneri Synaj Keçi deklaroi që gjyqtari s’duhej të jepte 7 minuta shtesë!
“Nuk e di pse gjyqtari tregoi 7 minuta shtesë. Ne nuk jemi në Angli. Në Kosovë s’ka tempo dhe zhargitje për shtesë kaq të madhe”, theksoi Keci.
“Ne patëm disa mundësi për të mbyllur ndeshjen me golin e dytë, ndërsa pësuam nga një goditje prej 25 metrave. E merituam fitoren, por ky është futbolli”.
“Tani na mbetet që të rigjenerohemi për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Prishtinës dhe Ferizajt”.
“Jam shumë i kënaqur me lojën sot, por aspak i kënaqur me rezultatin sepse e merituam fitoren”, u shpreh prishtinasi.