Trajneri i Flamurtarit: Ishim të dobët në pikat më të forta të Prishtinës
Flamurtari është mposhtur nga Prishtina në “Fadil Vokrri” me rezultat 3-0 në ndeshjen e xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës.
Trajneri i Flamurtarit, Arsim Thaqi në një prononcim pas ndeshjes ka thënë se mungesa e disa lojtarëve e shkaktoi këtë humbje.
“Aty ku Prishtina ishte më e fortë kishim mungesa, tek Lorik Maxhuni dhe Gentrit Dumani, të cilat nuk i kompensuam. Aty ku e dënim se do të kemi vështirësi. Prishtina është ekip më cilësore se sa Flamurtari dhe tani jemi edhe në presion. Edhe pushimi prej gati tri javësh e bëri që Flamurtari të mos jetë ai që jemi mësuar”, deklaroi Thaqi për SuperSport.
Flamurtari pas kësaj humbje mbetet në zonën e barazhit me 28 pikë, tri më shumë se Ferizaj dhe katër më shumë se Liria. /IndeksOnline/