10:19 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Trajneri i Gjilanit akuzon rëndë gjyqtarët, “Po luajmë 11 kundër 14”

Trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani është ankuar në ndarjen e drejtësisë pas humbjes 1-0 nga Prishtina.

Skuadra e tij u mposht në minutën e fundit të ndeshjes pas golit që shënoi Mërgim Pefqeli. Mezani mendon që Gjilani vazhdimisht po dëmtohet nga gjyqtarët.

“Unë nuk jam marrë me arbitrat asnjëherë. Do të doja që edhe sot të ishin pak më korrekt arbitrat. Uroj që në ndeshjet e ardhshme të na mundi skuadra kundërshtare me meritë, jo të na mundi me 14 kundra 11. Do të doja dhe kjo është lutje ndaj çdo arbitri që do të na arbitëroj sepse nuk është ndeshja e parë, janë shumë ndeshje. Nuk do të flas më për këtë gjë, por kjo më dhemb sepse prej një auti që ndoshta ishte i joni, apo një penalltie dhe shumë faulla që nuk na u dhanë. Kjo normalisht i jep një shtysë ekipit kundërshtar” deklaroi Mezani për Supersport.

Në 5 ndeshje që trajneri shqiptar ka drejtuar Gjilanin, ka 3 barazime dhe 2 humbje. /Indeksonline/