75 Mall Live Search
22:26 / E Diele, 07 Prill 2019 / indeksADMonline

Trajneri i Gjilanit i kënaqur me barazimin kundër Dritës

Gjilani dhe Drita kanë barazuar pa gola në ndeshjen e xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës.

Trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani ka folur pas ndeshjes duke thënë se është i kënaqur me barazimin në këtë derbi.

Ai fillimisht është shprehur se i ka pëlqyer shumë derbi dhe në veçanti tifozëritë, shkruan Indeksonline.

Kam parë një tifozëri që më ka kërkuar të fitoj derbin dhe më ka bërë ta shoh që kjo është ndeshje e rëndësishme. Tifozëritë kanë qenë në nivel. Uroj që të mbushen stadiumet në Kosovë dhe Shqipëri, na duhen këso tifozëri“, ka thënë trajneri për Supersport.

Unë jam i kënaqur pasi që kemi luajtur për shumë minuta me një lojtar më pak. Nuk ka humbur koncentrimi, ishte e vështirë dhe pjesa e dytë ishim të lodhur edhe pse ishim të barabartë në numra“, shtoi ndër të tjerash Mezani. /IndeksOnline/