75 Mall Live Search
21:31 / E Mërkurë, 03 Prill 2019 / indeksADMonline

Trajneri i Gjilanit mund të bëhet vetëm i “përkohshëm”

Me 20 mars Gjilani kishte zyrtarizuar në stolin e skuadrës trajnerin nga Vlora, Gentjan Mezani.

Trajneri 43 vjeçar mori frenat e skuadrës pas largimit të Sadat Pajazitit dhe aventurës disa javësh të Alban Hysenit.

Mezani ishte emëruar si trajner i rregullt por burime të Indeksonline bëjnë me dije se trajneri nga Shqipëria do të largohet në fund të sezonit.

Pas dy ndeshjesh ai ka fituar dhe vetëm dy pikë dhe kjo ka bërë që drejtuesit e Gjilanit të ndryshojnë mendje.

Ai mund të largohet nëse rezultatet nuk janë të pritshme, dhe sukseset e skuadrës nuk janë n nivelin e kërkuar.

Kujtojmë se skuadrat e Superligës kanë ndryshuar disa herë trajner gjatë një sezoni. /IndeksOnline/