Trajneri i Gjilanit, Zekrija Ramadani flet pas shortit të Konferencë Ligës

Klubi Futbollistik, Gjilani, do të luaj ndaj skuadrës nga Letonia, Liepaja, në kuadër të kualifikimeve për Konferencë Ligë, raporton Indeksonline.
Trajneri i sapo ardhur te Gjilani, Zekrija Ramadani ka komentuar shortin dhe kundërshtati e ekipjt që drejton.
Ai ka thënë se kanë pak njohuri për kundërshatarin por që gjatë kësaj kohe do të mbledhin informacione rreth skuadrës së Liepaja.
“Një kundershtar i rrespektuar në këtë fazë të garës. Kemi filluar mbledhjen e informacioneve për kundërshtarin edhe pse kemi pak njohuri, pasi që kemi parë ndeshjen me Strugën në edicionin e kaluar”, ka thënë Ramadani, përcjell Indeksonline.
Qëllimi i klubit të Gjilanit dhe trajnerit Ramadani është që të kalojnë këtë rund dhe që të kulifikohen sa më larg në Konferencë Ligë, e për këtë ai thotë se duhet të përgatiten mirë këto dy ndeshje.
“Do përgatitemi sa më mirë për këto dy ndeshje dhe presim që të kalojmë këtë rund të garës, pasi që qëllimi është të kualifikohemi sa më larg”, është shprehur Ramadani./Indeksonline/