Trajneri i grave të PSG-së e tepron me prekjet që i bën futbollistes derisa e zëvendëson

Mbrëmë u zhvillua gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve të grave në mes të PSG-së dhe Lyonit.
Olympc Lyon kaloi në finale pasi mposhti skuadrën tjetër nga Franca me rezultat minimal 1-0, shkruan Indeksonline.
Por një rast interesant ka ndodhur gjatë ndeshjes që ka bërë bujë në rrjetet sociale.
Në minutën e 80-të, PSG bëri një zëvendësim ku në vend të Baltimore u inkuadrua futbollistja Bruun.
Derisa Baltimore po dilte nga fusha, trajneri Echouafni e përkëdheli lojtaren ndoshta më shumë se që duhet.
Edhe pse trajneri nuk e kishte me mendim të keq, kjo video ka pushtuar rrjetet socilae. /IndeksOnline/