75 Mall Live Search
09:38 / E Enjte, 15 Tetor 2020 / C E

Trajneri i Greqisë komenton barazimin me Kosovën

Trajneri i Greqisë, Van Ship, ka komentuar barazimin 0:0 me Kosovën, ndeshje kjo e luajtur mbrëmë, në Athinë.

Holandezi ka thënë se Kosova nuk është kundërshtar i dobët dhe nuk pajtohem kur dëgjon këso konstatime.

Nuk ishte rezultat i mirë për ne. Nuk pajtohem assesi se Kosova është kundërshtar i dobët. Ata janë një skuadër e mire. Janë ekip sulmues e mbajnë posedimin e topin dhe krijojnë shanse. Ka diferencë me Moldavinë. Synimi ynë nuk ndryshon, por fati më nuk është në duart tona”, tha trajneri holandez.

“Luajtëm shumë më mirë në pjesën e parë. Problemi ishte vetëm goli që mbajti Kosovën gjallë”, ka thënë midis tjerash Van Ship.