Trajneri i Greqisë: Me Kosovën, do të jetë më lehtë se me Moldavinë

Trajneri i Greqisë, John van’t Schip, sot ka mbajtur një konferencë shtypi para ndeshjes kundër Kosovës që luhet nesër.
Holandezi tha se kundër Kosovës, do të jetë më lehtë se kundër Moldavisë, transmeton Indeksonline.
Kjo pasi sipas tij “Dardanët” luajnë futboll më të hapur dhe kanë më shumë hapësira në mbrojtje.
“Kosova janë një skuadër që luan futboll me topin, ndërsa Moldavia vetëm mbroheshin. Kosova mbajnë mirë topin dhe ne duhet të përgatitemi për këtë gjë, duhet të mbrohemi mirë kundër tyre. Në anën ofensive do jetë shumë më lehtë pasi kundër Moldavisë nuk kishim hapësira të mëdha shënimi, sepse të gjithë luanin në mbrojtje, Kosova luan futboll të hapur dhe është më e lehtë të depërtosh në mbrojtjen e tyre”, tha ai./Indeksonline/