13:52 / E Shtunë, 15 Maj 2021 / Blerim

Trajneri i Holandës për Van Dijk: Me vjen keq që nuk do të luaj, ai është kapiteni ynë

Trajneri i ekpit kombëtar të Holandës, Frank De Boer thotë se i vjen keq për kapitenin Van Dijk që nuk do të jetë pjesë e tyre për Euro 2020.

Mbrojtësi i Liverpoolit nuk ka shkelur në fushë që nga tetori i vitit të kaluar ku edhe u lëndua rëndë.

Edhe pse ka filluar të rikuperohej ai nuk do të jetë gati për Holandën.

“Më vjen vërtetë keq për të, sepse ai është kapiteni ynë. Ne kemi respektuar vendimin e tij. Shpresojmë se ai do të jetë me ne në Kupëne  Botës në Katar. Unë fola me Virgilin dhe ai me tregoi situatën, është realist”, tha ai.