Trajneri i kënaqur me fitoren, nuk i mjaftojnë pesë pikë diferencë me Prishtinën
Feronikeli ka mposhtur Gilanin me rezultat 3-0 në ndeshjen e xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës.
Trajneri i skuadrës nga Dremasi, Zikirja Ramadani është shprehur tejet i kënaqur me ndeshjen dhe mendon vetëm distancën me Prishtinën.
“E morëm shumë seriozisht këtë ndeshje, arritëm të shënonim 3 gola. Më gëzon fakti se nuk pranuam fare, kjo është shumë me rëndësi. Jam shumë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve. Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm, 5 pikë nuk janë shumë, janë edhe s’janë. Të luajmë kësisoj dhe ta mbajmë vendin e parë deri në fund. Ekipi tregoi që ka eksperiencë, mungoi freskia në pjesën e dytë, por ndoshta këtë e bëri edhe rezultati pas që nëse do të ishte 0 me 0 lojtarët do të jepeshin më shumë nga vetja në pjesën e dytë”, deklaroi Ramadani për SuperSport. /IndeksOnline/