75 Mall Live Search
23:40 / E Shtunë, 29 Janar 2022 / SH F

Trajneri i Kolumbisë sulmohet nga tifozët, detyrohet të largohet me truproje

Ajo që u parashikua për të qenë festë, nuk përfundoi në mënyrën më të mirë. 

Këtë të premte, më 28 janar, në stadiumin Roberto Meléndez Metropolitan, në Barranquilla, Kombëtarja e Kolumbisë u mposht 0-1 ndaj Perus dhe komplikoi situatën e saj për të fituar një vend në Botërorin Katar 2022.

Rezultati i lartpërmendur nuk i ka pëlqyer tifozëve të Kolumbisë me ç’rast pas ndeshjes filluan të hidhnin shishe në drejtimin e trajnerit të Kolumbisë, Reinaldo Rueda.

Trajnerit iu desh të largohej me truproja nga fusha pas kësaj situate të krijuar.

Gjashtë ndeshje pa fitore, më shumë se 550 minuta pa gol dhe një humbje që e largoi Kolumbinë nga lufta t’u kualifikuar është bilanci i trajnerit Rueda që komplikon aspiratat e tij për Kupën e Botës.