Trajneri i Kosovës flet për referimin, ka një ankesë
Kosova pësoi humbje 5-3 kundër Anglisë në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 që u zhvillua në stadiumin “St Mary’s” në Southampton.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka thënë se pranimi i golit të tretë ishte për faj të referit, por kjo nuk e arsyeton humbjen.
“Kam qenë me të vërtetë i nervozuar për rastin e pranimit të golit të dytë pasi që mendoj që ka qenë ndërhyrje e palejuar ndaj Alitit, por ai nuk e ndali pësuam golin e tretë dhe më pas pësuam edhe dy gola shumë të shpejtë ku ende nuk e kam të qartë pse i pësuam ato gola, unë kam reaguar në atë situatë por referi nuk është përgjegjës për këtë humbje sepse pavarësisht asaj situate ne duhet të kishim reaguar më mirë“, ka thënë Challandes.
Kjo është humbja e parë e Bernard Challandes si trajner i Kosovës. /IndeksOnline/