75 Mall Live Search
09:50 / E Martë, 14 Tetor 2025 / A

Trajneri i Kosovës me lot në sy, pas fitores me Suedinë!

Trajneri Franco Foda ishte me lot në sy dhe i shokuar pas fitores ndaj Suedisë. Kjo është bërë publike përmes një video nga gazetari i njohur sportive, Arlind Sadiku.

Kujtojmë se Kosova mbrëmë ka arritur një fitore historike në udhëtim, duke mposhtur Suedinë me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026.

Golin e vetëm të takimit e realizoi Fisnik Asllani në pjesën e parë, pas një aksioni të shpejtë që përfundoi me goditje precize në rrjetën suedeze. /Indeksonline/