Trajneri i Kosovës tregon çka nuk shkoi me Rashicën
Kosova ka barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 kundër Bullgarisë.
Milot Rashica kishte tri raste të mira shënimi por që u pritën nga portieri, shkruan Indeksonline.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes në konferencën pas ndeshjes ka thënë se gabimet e Rashicës nuk kishin të bëjnë nga emocionet ose presioni.
“Nuk mund te themi qe Rashica ka luajtur me emocion dhe presion, pasi qe ai luan në Bundesligë dhe mund ta përballoj këtë. Ai sot nuk pati fat ndërsa mbetet e imja të vlerësoj në të ardhmen”, ka thënë trajneri. /IndeksOnline/