75 Mall Live Search
15:30 / E Martë, 12 Maj 2026 / G T

Trajneri i Kroacisë analizon Bosnjën: Mund ta kalojnë grupin, por pa presion…!

Zlatko Dalic beson se Bosnja dhe Hercegovina ka potencial për të bërë paraqitje të mirë në Kupën e Botës.

Trajneri i Kroacisë komentoi pritshmëritë e mëdha që janë krijuar te tifozët boshnjakë pas kualifikimit në Botëror, duke theksuar se grupi është i kalueshëm për Bosnjën, shkruan Indeksonline

“Bosnja dhe Hercegovina ka arritur gjëra të mëdha. I pamë festimet dhe euforinë. Pritshmëritë për Kupën e Botës janë të larta dhe grupi nuk është i vështirë: Kanadaja, Zvicra dhe Katari.”

Sipas Dalic, objektivi kryesor duhet të jetë kalimi i fazës së grupeve, pa krijuar presion të tepruar mbi skuadrën.

“Ata mund të kalojnë tutje dhe mendoj se synimi duhet të jetë avancimi nga grupi. Nuk ka nevojë të krijohen ambicie dhe pritshmëri tepër të mëdha.”

Trajneri kroat shtoi se Bosnja duhet të ecë hap pas hapi dhe nuk e përjashtoi mundësinë e një përballjeje me Kroacinë në fazat më të avancuara të turneut.

“Hap pas hapi, Bosnja mund ta bëjë këtë dhe, në dashtë Zoti, ndoshta takohemi në një fazë më të vonshme të turneut.”./Indeksonline/