75 Mall Live Search
22:52 / E Diele, 09 Qershor 2024 / G T

Trajneri i Kroacisë, Dalic: Shumë shtete kanë kualitet, por ne s’kemi presion!

Kombëtarja e Kroacisë sot gjatë ditës ka ateruar në Gjermani për ndeshjet e Euro 2024.

Trajneri Zlatko Dalic u paraqit në konferencë për media menjëherë pasi skuadra e tij u akomodua në hotelin ku do të qëndroj gjatë Kampionatit Europian, shkruan Indeksonline

 “Shumë ekipe të Euro 2024 kanë kualitetin për të fituar të artën. Por ne s’kemi fare presion dhe do jemi të duruar, të qetë dhe do shohim se ku do na çojë kjo. Unë besoj në ekipin tim”, u shpreh Dalic

Kujtojmë që Kroacia është në Grupin B, së bashku me Shqipërinë, Italinë dhe Spanjën./Indeksonline/