75 Mall Live Search
21:00 / E Premte, 09 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Trajneri i Kroacisë ia dedikon çlirimtarëve fitorën kundër Brazilit

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliq, është i lumtur pasi u kualifikuar në gjysëmfinale të Kupës së Botës.

Kroacia mposhti favoritn krysor Brazilin pas ekzekutimit të penalltive me reuzltat të përgjithshëm 5-3, (4-2), shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes Daliq tha se kjo fitore i dedikohet çlirimtarëve të Kroacisë.

“Kjo fitore është për popullin kroat. Ju lumtë djema. E kemi eliminuar favoritin më të madh. Kjo është Kroacia. Mos na nënçmoni asnjëherë, e kam thënë këtë. Ky nuk është fundi ynë, shkojmë tutje. Kjo është fitore e Kroacisë, të gjithë e dhanë maksimumin. Do t’i përshëndesja të gjithë shokët që shkruajnë për Kroacinë. Shijojeni çlirimtarët kroatë, kjo ishte për ju. Lojtarët e mi nuk janë normal”, deklaroi Daliq për mediumin e madh kroat, HRT./IndeksOnline/