11:43 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / C E

Trajneri i Kukësit shënon fitoren më të madhe në karrierë, mposht koronavirusin

Trajneri i Kukësit, Skender Gega, ka mposhtur koronavirusin dh po kthehet në shtëpi.

Gega ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u dërgua me urgjencë në Turqi ku edhe u mjekuarme sukses.

Trajneri sot ka lënë spitalin dhe do të kthehet në Titanë.

Ky është njoftimi i klubit:

Trajneri Skënder Gega, ka lënë sot spitalin! Duke parë ecurinë pozitive, efektin dhe rezultatet pozitive të terapisë, doktorët kanë dalë në konkluzionin dhe falë progresit pozitiv që ka qenë shumë i shpejtë, duke rregulluar të gjitha parametrat, është lejuar të fluturonte drejt Tiranës. Gega mbërrin sot në Rinas në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe shumë shpejt do t’i bashkohet ekipit.

Gega u mjekua në BHT Clinic dhe doktori specialist që e ndoqi me shumë përkushtim ishte shqiptari Gersi Alisha. Në emër të klubit të Kukësit e falënderojmë. Welcome back Gega!