75 Mall Live Search
23:26 / E Diele, 02 Nëntor 2025 / G T

Trajneri i Lecce-s për Berishën: Është lider i kësaj skuadre…!

Trajneri i Lecces, Eusebio Di Francesco ka folur pas sfidës ku ekipi i tij fitoi 1-0 përballë Fiorentinës. Tekniku italian nuk kurseu elozhet për mesfushorin shqiptar, Medon Berishën.

Kujtojmë që ky i fundit, shënoi golin e vetëm të sfidës. Gjithashtu, mesfushori i Kombëtares shqiptare u shpall “Lojtari i Ndeshjes”. Di Francesco thotë për të se është një lider i vërtetë.

“Po kërkoj ende pozicionimin e tij ideal. Ai është rritur si mesfushor qendre te të rinjtë, por unë e kam përdorur në role të ndryshme. Për të mbajtur fanellën me numrin 10 duhet edhe një kohë loje më shumë se të tjerët, sot ka treguar se e ka. Është një djalë serioz, me përkushtim të madh, një nga liderët e vërtetë të këtij grupi”, tha Di Francesco.