75 Mall Live Search
21:20 / E Mërkurë, 11 Mars 2026 / G T

Trajneri i Leverkusenit kundër vendimit të gjyqtarit: Nuk ishte penallti!

Trajneri i Bayer Leverkusen, Kasper Hjulmand, ka reaguar pas ndeshjes ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve, duke kritikuar vendimin e gjyqtarit për penalltinë e dhënë në favor të skuadrës londineze.

Tekniku i skuadrës gjermane u shpreh se vendimi ishte i gabuar dhe se kontakti në atë moment ishte minimal për të justifikuar një penallti, shkruan Indeksonline

“Nuk mund të ketë një penallti të tillë. Penalltia e Arsenalit ishte padyshim e gabuar. Kishte pothuajse fare pak kontakt,” deklaroi Hjulmand pas ndeshjes.

Ndeshja u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1 me golin e Kai Haverzit nga penalltia./Indeksonline/