Trajneri i Lillet për Edon Zhegrovën: Shënon gola të jashtëzakonshëm, është faktor i madh te klubi!

Trajneri i klubit të Lille, Bruno Genesio gjatë një interviste ka folur për yllin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovën.
Genesio thotë se “Zhegi” është një faktor i madh te skuadra e Lillet, shkruan Indeksonline
“Ai është faktor sepse është në gjendje të shënojë gola të jashtëzakonshëm, ashtu siç ka bërë në kupat evropiane, sidomos në ato të playoffit. Është i dashur për të gjithë dhe është integruar shumë mirë te skuadra e Lillet”, ka thënë trajneri i Lille
Zhegrova mungoi në ndeshjen e fundit të skuadrës franceze shkaku i një lëndimi.
Por, nesër futbollisti shqiptar pritet të rikthehet në aksion – ku Lille luan në shtëpi ndaj Brestit në Liguen 1./Indeksonline/