Trajneri i Lionit përmend dy arsye se pse e lejoi Shaqirin të largohet

Trajneri i Lionit, Peter Bosz ka treguar arsyet pse ka lejuar largimin e Shaqirit nga skuadra.
Në një konferencë për media, holandezi ka dhënë dy arsye kryesore pse Shaqiri nuk e gjeti veten te skuadra franceze.
“Në Liverpool, Shaqiri ka mundur t’i përdorë më mirë cilësitë e tij, sepse anësorët janë shumë të lartë atje, kështu që ai mund të sjellë cilësitë e tij më mirë. Shaqa u përdor në fillim nga ne në krahun e djathtë dhe më pas si mesfushor ofanziv.
Kam disa lojtarë në skuadër që mund të luajnë në pozita të ndryshme, ndërsa Shaqa mund të luaj vetëm si 10-sh. Blerja e tij nga Lioni ka qenë një nga kërkesat e para që kisha, por nuk Shaqa nuk ishte në formë dhe nuk mund ta inkuadroja shpesh në skuadër” ka thënë Bosz./Indeksonline/
