Trajneri i Lirisë paralajmëron ndeshje të fortë me Niklin, por ka një tjetër synim

Nesër nga ora 12:30, në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren zhvillohet ndeshja e fundit çerekfinale e Kupës së Kosovës.
Lira e pret në shtëpi kampionin në fuqi të kësaj gare, Feronikelin, shkruan Indeksonline.
Trajneri prizrenas, Skender Shengyli ka paralajmëruar një ndeshje të fortë edhe pse synimi i tyre mbetet rikthimi në Superligë.
“Pres një ndeshje të fortë. Do të jetë ballafaqim interesant ngase luajmë me kampionin në fuqi dhe fituesin e Kupës. Ne, do të luftojmë si në çdo ndeshje. Megjithëse, imperativ mbetet lufta jonë në rrugën drejt kthimit në Superligë”, ka thënë kryetrajneri i Lirisë. /IndeksOnline/