75 Mall Live Search
13:08 / E Diele, 27 Tetor 2024 / Gj. Sh

Trajneri i Liverpulit për ballafaqimin me Arsenalin: Ndeshjet si këto na argëtojnë

Trajneri i Liverpulit, Arne Slot, po e shijon nisjen e kalendarit të vështirë të skuadrës së tij, ndërsa sot do të ketë një tjetër test force kundër Arsenalit, ndërkohë që një javë më parë mundën Çelsin.

“Ne të gjithë e dimë sa e rëndësishme është që të marrësh pikë nga konkurrenti yt dhe askush nuk e di në këtë fazë të hershme se kush do të jetë rivali juaj më i madh. Por unë mendoj se të gjithë e dimë se Arsenali do të jetë një. Lënia e pikëve kundër tyre ose fitimi i pikëve ndaj tyre, kjo është gjithmonë e rëndësishme. Nëse shikoni dy sezonet e fundit, Arsenali ishte shumë përpara nesh”, tha trajneri holandez në konferencë.

Slot analizoi edhe më në detaje rivalët e Artetës: “Unë thashë para ndeshjes dhe pas ndeshjes, se prisja shumë nga Çelsi këtë sezon dhe ata e treguan atë në ‘Anfield’ të dielën e kaluar. Ata janë një ekip i ngjashëm me Arsenalin kur bëhet fjalë për stilin e lojës, të dyve u pëlqen të shkojnë me mbrojtësin brenda dhe të vijnë me të njëjtin formacion si Arsenali, por nëse shikoni dy sezonet e fundit, Arsenali ishte shumë përpara nesh, por edhe mbi Çelsin. Kështu që ju do të mendonit se të luanit kundër Arsenalit do të ishte më e vështirë, por le të shohim në fund të sezonit ku janë Çelsi dhe Arsenali.

Normalisht që do të prisnit që kjo të jetë më e vështirë se Çelsi në shtëpi, pasi është një ndeshje jashtë. Të gjithë e panë se sa i vështirë ishte Çelsi. Por ne jetën e një trajneri, emocioni është për 10 deri në 15 minuta pas lojës, kështu që kur jeni ende në fushë, dilni nga andej dhe pastaj mendoni ‘OK’, çfarë do t’u them lojtarëve më pas?’ dhe më pas shkoni në konferencën për shtyp dhe fokusi juaj është te ndeshja e radhës. Është një ndeshje e bukur të jesh pjesë e saj, por ka shumë ndeshje të bukura për të qenë dhe Arsenali është një prej tyre”.