75 Mall Live Search
16:46 / E Shtunë, 13 Qershor 2020 / indeksADMonline

Trajneri i Mallorcas frikësohet nga Messi, refuzon të flas për të – herën e fundit nuk i doli mirë

Trajneri i Mallorcas, Vicent Moreno ka refuzuar të flas për Lionel Messin në konferencën para ndeshjes me Barcelonën.

Kjo pasi, ai nuk dëshiron ta bëj nervozë Messin para ndeshjes, transmeton Indeksonline.

Ai tregoi se në ndeshjen e fundit e kishte bërë nervoz Messin, dhe se argjentinasi kishte kërkuar nga bashkëlojtarët e tij të ia shënojnë 7 gola Mallorcas. Barcelona kishte fituar me rezultat 5:2.

‘Lojtarët më treguan pas ndeshjes se unë isha fajtor për humbjen e thellë sepse e kisha nervozuar Messin. Ai ishte i zemëruar, në tunel gjatë pushimit mes pjesëve, ai më tha se do të mi shënojnë shtatë gola. Pastaj e dëgjova duke i thënë Suarezit që të shënojnë shtatë gola.’

‘Ata nuk mundën të shënojnë shtatë gola, por ai shënoj tre gola. Tani nuk do ta bëj përsëri nervozë. Nuk është gjë e mirë për mua’, u shprehë ai.

Sonte nga ora 22:00, Barcelona do të jetë mysafire e Mallorcas./Indeksonline/