08:35 / E Premte, 12 Tetor 2018 / indeksADMonline

Trajneri i Maltës: Ju keni një të ardhme të ndritshme në futboll

Trajneri i Maltës, Raymond Farrugia në konferencën e mbajturpas humbjes nga Kosova 3-1, e ka lavdëruar paraqitjen e Kosovës dhe ka thënë se Kosovën e pret një e ardhme e ndritshme në futboll.

Duke bërë krahasimin e lojtarëve të Kosovës dhe atyre të Maltës, ai ka thënë se Kosova ka 8 lojtarë që janë nën moshën 21 vjeçare, kurse 2-3 që janë 19 vjeçar, të cilën moshë nuk e ka kombëtarja e tij, por ai është shprehur i kënaqur me përformancën e lojtarëve të tij të treguar sonte në Prishtinë.

Në lidhje me humbjet e disa rasteve që pati Kosova, të cilat u konsideruan si fat për Maltën, trajneri maltez për këto i ka dhënë merita portierit, ndërsa ka thënë se Kosovën e pret një e ardhme e mirë në futboll.

“Portieri ka bërë një përfomancë shumë të mirë, dhe si fjalë e fundit dua me përshëndet gjithë popullin e Kosovës me falënderuar dhe me u thënë që keni një të ardhme të ndritshme në futboll, sepse është edhe një shtet i ri dhe një kombëtare e re”, tha Farrugia.

Ndeshja është zhvilluar në kuadër të Ligës së Kombeve në Stadiumin “Fadil Vokrri”. Ky është takimi i tretë i Kosovës në Ligën e Kombeve, ku nga tri takimet, ka arritur dy fitore dhe një barazim. Kosova është lidere e Grupit 3 të Ligës D me 7 pikë. /IndeksOnline/