75 Mall Live Search
09:08 / E Premte, 02 Prill 2021 / Blerim

Trajneri i Maqedonisë: U frymëzuam nga Turqia dhe besuam se mund ta mposhtim Gjermaninë

Kombëtarja e Maqedonisë arriti një fitore historike gjatë ndeshjeve të fazës para-kualifikuese në Kupën e Botës ‘Katari 2022’.

Maqedonia mposhti 2 me 1 Kombëtaren e Gjermanisë midis Duisgurbut, shkruan IndeksOnline

Trajneri, Igor Angelovski ka folur sot për mediat në Turqi. Ai tha se për ta mposhtur Gjermaninë u inspirua nga Kombëtarja e Turqisë.

“Ata mposhtën Holandën, Norvegjinë – ishin fantastik. Nga Turqia ne u inspiruam ta mposhtim Gjermaninë. Përparësia e madhe e Maqedonisë është se një numër i madh i lojtarëve luajnë jashtë vendit. Ju mund ta shihni edhe Pandevin, i cili iu jep sugjerime lojtarëve të rinj dhe kjo po sjellë sukses”, ka thënë Igor

Maqedonia Veriore në ndeshjen e parë, u mposht 3 me 2 nga Rumania, pastaj vazhdoi me fitore 5 me 0 ndaj Lihtenshtajnit dhe 2 me 1 ndaj Gjermanisë. Ata janë në pozitën e 2-të me 6 pikë në Grupin J, aq sa ka Gjermania (6)./IndeksOnline/