Trajneri i Marokut flet pas eliminimit nga Franca

Maroko është eliminuar me kokën lart nga Kampionati Botëror “Katar 2022”.
Kombëtarja afrikane u mposht në gjysëmfinale nga Franca me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Pas ndeshjes, trajneri i Marokut, Walid Regragui tha se bënë më të mirën.
“Ne bëmë më të mirën, që është gjëja më e rëndësishme. Kishim disa dëmtime. Ne u kthyem në lojë menjëherë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë shkoi më mirë, duke u përpjekur të shënonim golin e barazimit”, është shprehur Regragui.
Kjo ishte hera e parë që Maroko arrin deri në këtë fazë në një Kupë Bote, ndërsa do të luftoj për vendin e tretë ku do të përballet me Kroacinë./IndeksOnline/