Trajneri i Meksikës mbulohet me gjak, pas goditet me kanaçe nga tifozët e Hondurarist (VIDEO)

Trajneri i Meksikës, Javier Aguirre është sulmuar nga tifozët e Hondurasit gjatë ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kombeve të CONCACAF.
65-vjeçari është goditur me kanaç në kokë ku më pastaj u mbulua nga gjaku, shkruan IndeksOnline.
“Ky është futbolli dhe nuk ka kuptim të përmend gjërat e tjera sepse unë nuk jam nga ata që ankohem”, u tha Aguirre gazetarëve pas ndeshjes në stadiumin General Francisco Morazan në San Pedro Sula, Honduras.
CONCACAF tha se e dënon me forcë incidentin ndaj trajnerit të Meksikës.
“Siguria e ekipeve dhe tifozëve është një prioritet për Concacaf. Këto lloj sjelljesh të dhunshme nuk kanë vend në futboll,” shtoi organi qeverisës në një deklaratë.
“Incidenti tani do t’i referohet Komitetit Disiplinor të Concacaf për shqyrtim dhe hetim të mëtejshëm.”/IndeksOnline/
¡PESIMA SEGURIDAD Y ORGANIZACIÓN! ❌
— TV Azteca Deportes (@AztecaDeportes) November 16, 2024
Javier Aguirre se llevó un fuerte golpe con una lata de cerveza lanzada desde las gradas lo que provocó que se le abriera la cabeza y terminara sangrando 🇲🇽
NO HAY LUGAR PARA LA VIOLENCIA EN EL FUTBOL #RivalidadAzteca pic.twitter.com/8XT7Dozgfn