22:29 / E Premte, 29 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Trajneri i Napolit me akuza të ashpëra ndaj gjyqtarëve pas barazimit me Monzan

Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri ka bërë akuaza të ashpra në drejtim të gjyqtarëve, pas barazimit të sotëm 0-0 me Monzan.

AI ishte ndeshkuar me karton të kuq gjatë pjesës së dytë, për shkak të një proteste të ashpër ndaj gjyqtarit kryesor, shkruan IndeksOnline.

Ai pas ndeshjes vazhdoi me kritika ndaj gjyqtarëve edhe në konferencën për media.

“Ndaj nesh kundërshtarët luajnë regby. Shikojini ndërhyrjen ndaj Kvaratskhelias, që nuk e lënë asnjë moment të luajë dhe nuk ndëshkohen. Edhe provokimet që i bëjnë Osimhenit, të cilin më pas e lanë pushim (i referohet kartonit të kuq me Romën). Shikoni imazhet dhe do të kuptoni sa shumë provokohen futbollistët e mi në fushë. Më pas ndodh ajo që në nervozizëm e sipër, shpërdorojmë raste flagrante. Nuk doja të flisja për arbitrat, por sot që u ndëshkova, do ta bëj, pasi u bë e pesta ndeshje radhazi që shoh të njëjtat skena”, deklaroi Mazzarri./IndeksOnline/