75 Mall Live Search
14:41 / E Martë, 25 Prill 2023 / LB

Trajneri i NBA në vikend do të jetë në Kosovë

Drejtori i sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova ka njoftuar se në vikend do të jetë në Kosovë trajneri i NBA, Nick Berlage.

Me ardhjen e tij do të organizohet Klinika e Basketbollit me trajnerin amerikan.

“Bashkë me Shoqatën e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK) dhe me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), të shtunën dhe të dielën (më 29 dhe 30 prill ), në Prishtinë do të organizojmë Klinikën e Basketbollit me trajnerin amerikan Nick Berlage.
Nick Berlage është trajner individual në NBA me eksperiencë 10 vjeçare. Ka punuar me 12 lojtarë të NBA dhe 39 lojtarë të NCAA divizioni 1 në përmirësimin e teknikës së shutit.
Klinika do të mbahet nga ora 10:00 deri në ora 13:00 në Sallën e Sportit ISP MARIGONA – dhe do t’u shërbejë trajnerëve të basketbollit në vendin tonë.
Përmes këtyre aktiviteteve, në synojmë të rrisim cilësinë e trajnerëve, arsimëtarëve te edukatës fizike dhe basketbollistëve tanë të ri” thuhet në njoftimin e drejtorit Rugova./Indeksonline/