Trajneri i Newcastle jep informacione për lëndimin e Alexander Isak

Futbollisti Alexander Isak, ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes Newcastle United – Crystal Palace e cila përfundoi me barazim 1-1.
Sulmuesi suedz nuk ishte në gjendje ta vazhdonte ndeshjen dhe u detyrua të largohej nga fusha, shkruan IndeksOnline.
E trajneri i Newcastle, Eddie Howe tha se lëndimi i Isak nuk ishte serizo dhe shpreson të kthehet shumë shpejtë.
“Ishte një dëmtim kontakti, jo një tërheqje muskulore, që është një lajm i mirë për ne. Shpresojmë që ai të shërohet shpejt, por në këtë moment nuk e di,” tha Howe./IndeksOnline/