Trajneri i Nigerisë thotë se u mallkuan nga “magjia e zezë” pas eliminimit nga Kongo
Nigeria nuk do të jetë në Botëror për të dytën herë radhazi.
Ata u eliminuan nga Kongo, në finalen e play-offit të CAF-it për kualifikimin në play-offin interkontinental.
Trajneri i Nigerisë, Eric Chelle ishte shprehur i nervozuar pas penalltisë fituese të Chancel Mbemba, ku madje akuzoi se stafi i Kongos kishin bërë “magji të zezë”, ku kishin spërkatur me ujë stadiumin.
“Gjatë të gjitha penalltive, djali nga DR Kongo bëri pak voodoo (magji e zezë). Ai kishte diçka si ujë dhe po e spërkaste”, deklaroi Chelle.
Kongo me fitoren ndaj Nigerisë, ka mundësinë e fundit për kualifikim në Botëror ku do të luajë në play-offin interkontinental./IndeksOnline/

