75 Mall Live Search
10:51 / E Martë, 12 Tetor 2021 / B O

Trajneri i njohur gjerman po stërvitë skuadrën kosovare, ja në cilën palestër

Trajneri i njohur gjerman, Matthias Mink po qëndron në Kosovë. Ai ka stërvitur skuadrën e Ligës së Parë, KF Onix.

Me profesionalizëm të lartë, Mink ka përgatitur skuadrën që po kalon në formë të mirë këtë sezon në futbollin kosovar.

Stërvitjet janë zhvilluar në njërën nga palestrat më të mira në Kosovë, “Palestra Dresha”, në fshatin Orrobërd të Istogut.

https://www.facebook.com/Palestra-sportive-Dresha-100713344718033

Mink për momentin është trajner i klubit gjerman Homburg, kurse në te kaluarën ka qenë edhe trajner i ekipit të dytë të Bajer Leverkusen II./Indeksonline/