Trajneri i njohur grek merr drejtimin e Golden Eagle Yllit

Golden Eagle Ylli ka prezantuar trajneri e ri për sezonin që po vjen.
Trajneri grek, Kostas Flevarakis, do ta drejtoj klubin suharekas në sezonin e ri, shkruan IndeksOnline.
Kostas është trajner me përvojë të madhe në Basketbollin Grek, ai udhëhoqi skuadrën e PAOK-it për disa sezone me të cilën fitoj kupën e Greqisë dhe ishte finalist i ligës.
Së fundi ishte trajner i Sopron në Hungari, njëherit ishte edhe trajner i Suedisë për 5 vite.
Coach Kostas pritet të bashkohet me ekipin gjatë kësaj jave dhe të filloj me stërvitje qysh të Hënën./IndeksOnline/