75 Mall Live Search
14:13 / E Premte, 25 Qershor 2021 / Blerim

Trajneri i njohur, Matthaus: Jemi gati t’i ofrojmë Sanchos një pasaportë gjermane

Menaxheri i njohur nga Gjermania, Lothar Matthaus mendon se Jadon Sancho është një nga lojtarët më të mirë që ka Kombëtarja e Gjermanisë.

Sancho gjatë tre xhirove të para në Kampionatin Europian EURO20, luajti vetëm pak minuta në ndeshjen e fundit kundër Republikës së Cekisë, shkruan IndeksOnline

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve të ‘Tre Luanëve’, të cilët kanë protestuar vazhdimisht kundër trajnerit Gareth Southgate.

Kjo protestë ka mbërritur edhe në Gjermani. Trajneri i njohur, Matthaus thotë se Gjermania është gati t’i ofroj Sanchos pasaportën nëse Anglia nuk e do atë.

“Nëse Sancho nuk është mjaftë i mirë për Anglinë, në do donim t’ia jepnim atij pasaportën e Gjermanisë”, ka thënë Lothar

Kujtojmë që Sancho pas EURO20 pritet ta bëjë të ditur të ardhmen e tij. Ai është i lidhur ngushtë për një transferim në Manchester United./IndeksOnline/