11:15 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Trajneri i njohur pret ”krahë hapur” ofertën e Real Madridit

Antonio Conte nuk është favoriti kryesor për ta marrë drejtimin e Real Madridit nëse shkarkohet Julen Lopetegui.

Mediat më herët këtë muaj raportuan se trajneri italian ishte kontaktuar nga presidenti, Florentino Perez.

”Los Blancos” kanë vulosur krizën e rezultateve pas humbjes së djeshme në shtëpi nga Levante, 1-2, transmeton IndeksOnline.

Image result for antonio conte

Lopetegui, megjithatë, insiston se posti i tij nuk është gjëja e parë që ai po e mendon tani për tani.

Por, tani mediat italiane shkruajnë se Conte është duke e pritur ”krah-hapur” ofertën e Real Madridit.

Përndryshe, besohet se Real Madridi e ka kontaktuar Conten më 2 tetor, pas humbjes nga CSKA Moska./IndeksOnline/