Trajneri i njohur tregon se ishte shumë afër të merrte drejtimin e Liverpoolit
Një trajner i njohur i futbollit tregoi se ishte shumë afër të merrte drejtimin e Liverpoolit.
Bëhet fjalë për selektorin e Francës, Didier Deschamps i cili tregoi se në një pikë në karrierën e tij ishte pranë të emërohej si trajner i “Reds”, disa vite më parë si zëvëndësues i trajnerit Rafa Benitez.

“Isha shumë krenar që një klub si Liverpooli ishte i interesuar për mua,” tha Deschamps. Por nuk ishte koha e duhur. Isha i angazhuar me Marsejën, lojtarët dhe tifozët, dhe nuk mund t’i lija dy ditë para rinisjes për parasezonin. Isha jashtëzakonisht i kënaqur dhe i lumtur, por vendosa të qëndroja dhe të vazhdoja aventurën time me Marsejën”, u shpreh Deschamps.
Ndonëse nuk arriti të bëhej trajner i “Reds”, Deschamps kishte pasur sukses të madh si trajner i Kombëtares Franceze, ku fitoi Botërorin në vitin 2018 si dhe arriti finalen e “Euro 2016” dhe Botërorit 2022.
Ai pritet të largohet nga ky post pas Botërorit të vitit 2026, me Zinedine Zidane që shihet si zëvëndësuesi direkt./IndeksOnline/

