Trajneri i Norvegjisë: Çka po kërkon Juventusi në Superligën Evropiane, Arsenali dhe Tottenhami nuk janë as në 30 ekipet më të mira në Evropë

Trajneri i kombëtares së Norvegjisë, Stale Solbakken ka folur në lidhje me Superligën Evropiane.
Sipas tij Juventusi, Tottenhami dhe Arsenali nuk duhen të jenë në këtë kompeticion, transmeton Indeksonline.
“Në vitet e fundit Juventusi është eliminuar nga Lyon, Porto, dhe Ajax në Ligën e Kampionëve. Pse dreqin ata duhet të jenë në këtë kompeticion? Tottenham dhe Arsenali momentalisht nuk janë as në 20-30 ekipet më të mira në Evropvë”, u shprehë ai./Indeksonline/