Trajneri i Prishtinës i kënaqur me transferimet e reja, kërkon Superkupën kundër Ballkanit

Kur jemi në afatin kalimtar të transferimeve, edhe klubet kosovare kanë bërë disa përforcime për sezonin pranveror.
FC Prishtina, deri më tani ka transferuar mbrojtësin Ardian Limani dhe portierin e talentuar, Altin Gjokaj.
E për këto transferime, në një intervistë për IndeksOnline, ka folur edhe trajneri i bardhekaltërve, Emmanuel Egbo.
Ai ka thënë se Prishtina ka transferuar lojtarët e duhur dhe tani kanë nevojë për përforcime në fazën ofanzive.
”Besoj se kemi marr lojtarët që na duhen, tani është koha që na tregon si do të shkojnë gjërat. Na duhen edhe disa përforcime që jemi në pritje, sidomos në fazën ofanzive, por deri më tani ata që kanë ardhur besoj që janë të duhurit”, ka thënë Egbo.
Tekniku nigerian ka folur edhe për Superkupën e Kosovës, ku Prishtina do të luaj kundër Ballkanit me 20 janar.
Egbo tha se skuadra e tij synon trofeun e Superkupës, pasi Prishtina është klubi më i madh në Kosovës dhe garon çdoherë për trofe.
”Klubi është mësuar me trofe, ne do të luftojmë çdo ndeshje, me fitu çdo ndeshje, çdo trofe, Prishtina është klubi më i madh në Kosovë edhe normalisht në çdo kompeticion që merr pjesë, futet për të fituar.”, deklaroi nigeriani./IndeksOnline/
Më poshtë video e plotë: