75 Mall Live Search
08:27 / E Hënë, 12 Gusht 2019 / indeksADMonline

Trajneri i PSG reagon ndaj thirrjeve të fansave për Neymarin

Menaxheri i PSG, Thomas Tuchel tha se ai mund të kuptojë pse mbështetësit janë të irrituar me Neymar pasi skuadra e Ligue 1 filloi mbrojtjen e titullit të tij pa atë.

Reprezentuesi brazilian nuk u emërua në skuadrën e ndeshjeve për fitoren 3-0 ndaj Nimes, dhe 27-vjeçari mbeti në qendër të vëmendjes pavarësisht mungesës së tij, me një numër tifozësh që mbanin një banderolë duke i thënë atij që të “largohet” dhe duke brohoritur për të gjatë lojës.

“Neymar bir k***” ishin thirrjet tjera qe benin tifozet.

“Eshtë e ndërlikuar, nuk di çfarë të them,” i tha Tuchel L’Equipe. “Unë e pashë atë në telefonat e kolegëve të mi sepse nuk i dëgjova ato [thirrjet] gjatë ndeshjes, transmeton Indeksonline.

“A mund ta kuptoj unë? Po dhe jo. Ai është akoma lojtari ynë, lojtari im dhe unë mbroj të gjithë lojtarët e mi. Ai është në dhomën time të zhveshjes. Unë mund të kuptoj se jo të gjithë kanë pëlqyer ato që ai ka thënë dhe bërë” – tha trajneri i kampionit të Francës./Indeksonline/ ity