16:33 / E Shtunë, 05 Janar 2019 / indeksADMonline

Trajneri i PSG-së tregon se çfarë ka ndodhur me Adrien Rabiot

Thomas Tuchel, trajneri i PSG, la hapur çdo mundësi për të ardhmen e Adrien Rabiot.

Trajneri gjerman ka thënë se futbollisti duhet të ketë sjellje profesionale.

“Unë nuk e ndalojë që të stërvitet me ne. Lojtari dhe klubi duhet të menaxhojnë situatën në mënyrë profesionale. Shikoni rastin e Herreras dhe Ramseyt, janë në një situatë të tillë, por kanë sjellje profesionale. Situata është e komplikuar, por ne jemi duke pritur se çfarë po ndodhë” ka thënë trajneri i PSG-së.

Orëve të fundit flitej në media se Rabiot ka arritur marrëveshje me Barcelonën, por se deri më tani nuk ka patur asgjë zyrtare./Indeksonline/