16:26 / E Enjte, 11 Mars 2021 / Blerim

Trajneri i RB Leipzigut vjen me deklaratën e madhe për klubin e Liverpoolit

Trajneri i klubit të Leipzigut, Julian Nagelsmann ka folur pas humbjes ndaj Liverpoolit në ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve.

Me golin e Salah dhe Mane, Liverpooli arrit të kualifikohet tutje në këtë Ligën e Kampionëve, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Leipzigut, Nagelsmann i cili tha se duhet pranuar humbjen dhe se Liverpooli ishte më i mirë se ta.

“Ju mund të shihni cilësinë që ata [Liverpool] kishin. Ne nuk na pëlqen të humbasim, por nganjëherë duhet të pranoni që kundërshtari ishte më i mirë. Ata e merituan të kalojnë në raundin tjetër”, tha i.