Trajneri i ri i Anglisë zbulon listën e futbollistëve për ndeshjet e Nations League

Kombëtarja e Anglisë me trajnerin e ri, Lee Carsley ka zbuluar listën e futbollistëve për ndeshjet e UEFA Nations League gjatë muajit shtator.
Në listën e trajnerit Carsley mungojnë lojtarët si: Rashford, Walker, Ramsdale, Wharton dhe Sterling, shkruan Indeksonline
Ftesë për këto ndeshje ka marrë edhe futbollisti më në formë i Chelseat, Noni Madueke.
Anglia do t’i zhvillojë dy ndeshje gjatë muajit shtator, ndaj Irlandës dhe Finlandës./Indeksonline/