75 Mall Live Search
10:43 / E Shtunë, 20 Nëntor 2021 / A. M.

Trajneri i ri i Newcastle infektohet me COVID, do të mungojë në ndeshjen e parë me ekipin

Trajneri i ri i Newcastle United, Eddie Howe, do të humbasë ndeshjen e tij të parë si trajner i klubit, pasi doli pozitiv me COVID-19.

Howe tani i kërkohet të izolohet si rezultat i infeksionit të tij, që do të thotë se ai nuk mund të marrë pjesë në lojën e ardhshme, në ndeshjen me Brentford.

Në vend të kësaj, ndihmës trajnerët Jason Tindall dhe Graeme Jones do të drejtojnë ekipin, shkruan Eurosport, përcjell Klankosova.tv.

Ish-trajneri i Bournemouth zëvendësoi Steve Bruce pasi u shkarkua nga pronarët e rinj të mbështetur nga Arabia Saudite.