12:23 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Trajneri i Romës e thyen gishtin e dorës, e goditi pankinën (Pamje)

Di Francesco e ka pësuar keq në përballjen me Atalantën. Përveç që nuk arriti të marrë 3 pikë me Romën, trajneri italian e ka thyer gishtin e dorës.

Pas golit të barazimit në 3-3, Di Francesco e goditi nga nervoza pankinën duke pësuar lëndimin.

Ai pas ndeshjes tha se në pjesën e parë po të kishte mundësi do të bënte tri zëvëndësime pasi që ka qenë tejet i pakënaqur me lojtarët e tij./Indeksonline/