Trajneri i Rubin Kazanit tregon se a ka interesim për Mirlind Dakun nga skuadrat e Series A?

Trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rkhimov ka folur pas ndeshjes ndaj Zentit në Kupën e Rusisë ku pësoi humbje me shifrat 3:0.
Ai është pyetur edhe për interesimin e mundshëm të skuadrave nga Serie A për Mirlind Dakun, shkruan Indeksonline
Është raportuar se Daku mund të transferohet në Fiorentina, por sa janë të vërteta këto, flet vetë trajneri i klubit rus.
“Fiorentina ndoshta e shet sulmuesin Moise Kean dhe e kuptoj që ka interesim për Mirlind Dakun”, u shpreh Rashid
Kujtojmë se së fundmi, Mirlind Daku e vazhdoi kontratën me skuadrën e Rubin Kazanit. Në të kaluarën ishte raportuar edhe mbi interesimin e Cagliarit për sulmuesin “kuqezi”./Indeksonline/