75 Mall Live Search
08:20 / E Premte, 09 Shkurt 2024 / G T

Trajneri i Rumanisë i vendosur pas shortit me Kosovën: Synojmë vendin e parë në grup

Trajneri i Kombëtares së Rumanisë, Edi Iordanescu, ka folur për shortin në Ligën e Kombeve.

Dhe qysh në deklaratën e parë ai ngacmoi shtetet kundërshtare, duke thënë se synon pozitën e parë, shkruan Indeksonline

“Është e ngutshme të analizosh prej tani kundërshtarët. Ka ende shumë muaj, pastaj afati kalimtar veror mund ta ndryshojë situatën e disa lojtarëve nga të gjitha përfaqësueset. Duhet të pritet se si djemtë do të luajnë në pranverë, por duhet shikuar në vjeshtë se si do të luajnë lojtarët”.

Kosova dominate Romania but in the end gets only one point - Federata e  Futbollit e Kosovës

“Vetëm një gjë do të jetë e sigurt, synimi i Rumanisë është vendi i parë. Po flasim për shansin e rëndësishëm dhe për mundësinë e mundshme, kualifikimin në play-offin e mundshëm për Kupë të Botës 2026”, u shpreh trajneri rumun

Së bashku me Rumaninë dhe Kosovën, në grup janë edhe Qipro dhe njëra mes Lituanisë dhe Gjibraltarit./Indeksonline/